Në një veprim të koordinuar të përbashkët, ekipet e ndërhyrjes së AD MEPSO dhe EVN gjatë natës kryen disa ndërhyrje në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike me qëllim normalizimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët në Aerodrom dhe Novo Lisiçe. Pjesë të këtyre lagjeve mbetën pa energji elektrike për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë prej 110 kV, që është në pronësi të EVN Distribucioni dhe që furnizon stacionet transformatorike Aerodrom dhe Istok, gjatë motit të keq të shoqëruar me erë dhe breshër, që dje pasdite përfshiu Shkupin.
Në çdo moment pritet të normalizohet furnizimi me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.