Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vjen me një projekt të ri. Artistja ka bashkuar forcat me reperin nga Ferizaj, Arton Avdyli, i njohur për publikun si 2 Ton. Dyshja kanë ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit të tyre të ri, i cili siç bëhet e ditur do të lansohet së shpejti.
“Së shpejti”, thuhet në përshkrim. Ky bashkëpunim nuk pritej, pasi dyshja nuk është dukur se kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, besohet se kjo do të pritet mirë dhe se do të pëlqehet nga fansat e artistëve. Ata këtë periudhë vere janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/reel/C9kqnmcINrf/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d8c3a1d5-5377-4e51-8540-2087acf694d3