Shaqiri:Ende ka shkolla që nuk lejojnë mësimin në gjuhën shqipe!

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, e ka quajtur të papranueshme udhëtimin e nxënësve nga një Komunë në tjetër, për të zhvilluar procesin mësimor, përcjell KlanM.

I pyetur nga gazetarët Ministri Shaqiri ka sqaruar se përse nuk ishte pranuar propozimi i Këshillit të Prindërve të Komunës Çashkë në takimin e djeshëm.

“Cdo propozim, pa marrë parasysh nëse ka të bëjë me kompetencat e drejtores, thash se duhet të ketë bazë ligjore për cdo problem. Paralelja e hapur, bëhet fjalë për katër nxënës, fëmijë të vegjël që nuk dinë as për parti politike, as për dallimet mes nesh. Kërkova që deri në fund të vitit shkollor ose deri në gjetjen e zgjidhjes, ta vazhdojnë mësimin në shkollën e njëjtë”, deklaroi Jeton Shaqiri.

Ministri Shaqiri është zotuar se do të kërkojë zgjidhje, që nuk do të kuptohet si cështje politike, pasi në Komunën e Çashkës, koalicionojnë, LSDM-BDI, njëjtë sikurse në nivel qendror.

Gjatë takimit me Këshillin e Prindërve të Komunës Çashkë të Velesit, ai ka propozuar, që nëse dëshirojnë prindërit, të hapet paralele me re me mësim në gjuhën maqedone në fshatin Jabollçisht.

“Nëse japin propozim se fëmijët kanë të drejtë të mësojnë në gjuhëna amtare, do ta pranoj. U thash se nëse dëshironi dhe kërkoni të hapet paralele maqedonase në Jabollçisht të Epërm apo të Poshtëm, nuk është problem. Në vend që të flasim për integrimin ndëretnik, tek ne ka shkolla që nuk lejojnë të drejtën kushtetuese për fëmijët”, tha Shaqiri.

Ndryshe, prindërit e nxënësve maqedonas, kundërshtojnë t`i dërgojnë fëmijët në shkollën fillore të Çashkës, por edhe kanë bllokuar punën e mësimdhënësve.

Sipas mësimdhënësve shqiptarë të kësaj Komune, realisht prindërit nuk janë kundër drejtores, por kundër paraleles në gjuhën shqipe./KlanMacedonia

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu