Agjencia për Informim dhe Privatësi, qytetarëve: Kujdes nga faqet e rreme online në emër të bizneseve!

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë kujdes pasi janë raportuar faqe të rreme në rrjete sociale në emër të bizneseve.

AIP thekson se këto faqe synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të tyre duke ofruar shpërblime të ndryshme.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar shqetësime nga bizneset e ndryshme (kontrolluesit) rreth krijimit të faqeve të rreme online në emër të këtyre bizneseve. Këto faqe synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të tyre duke ofruar shpërblime të ndryshme.

Ju lutem që të jeni të kujdesshëm dhe të ndiqni këto udhëzime:

Verifikoni burimin e informacionit, duke u siguruar që informacioni vjen nga kanalet zyrtare të bizneseve.
Ndani të dhënat me kujdes, mos ndani të dhëna personale në faqet e dyshimta, përfshirë numrin e kartelës, numrin e telefonit apo të dhëna personale të ngjashme.

Raportoni keqpërdorimin, nëse keni qenë viktimë e këtyre mashtrimeve, raportoni ngjarjen tek bizneset reale, si dhe raportoni në Policinë e Kosovës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, është në komunikim me Policinë e Kosovës dhe zyrtarisht ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetimin e këtyre mashtrimeve të dënueshme edhe me Kodin Penal të Kosovës. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu