Ish-presidentja e Zvicrës: Ishim të parët që e morën në konsideratë pavarësinë e Kosovës, sot më shumë se kurrë ka nevojë për njohje!

Kosova ka nevojë për njohje, thotë ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey e cila përkujtoi situatën e tensionuar të Kosovës gjatë kohës kur ka mbajtur postin.

Ajo kujtoi se qeveria zvicerane kishte shprehur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës që në vitin 2005.

“Po, ne filluam shumë herët – disa vite pas luftës – ta trajtojmë çështjen e statusit të Kosovës. Zvicra ishte vendi i parë që mori në konsideratë pavarësinë”, tha Calmy-Rey në një intervistë për SËI.

“Situata dukej e ndërlikuar. Qëndrimi ndërkombëtar ishte se Kosova duhet së pari t’i përmbushë standardet ndërkombëtare sa i përket të drejtave të njeriut dhe qeverisjes Nga ana kosovare kjo dukej e vështirë; në atë kohë nuk kishte as qeveri e as shtet”, kujton ajo.

Ish-presidentja helvetike thotë se në emër të Zvicrës, kishin përkrahur një qasje të re. “Së pari qartësimi i statusit të vendit dhe, kur një qeveri kosovare fillon të punojë, mund të gjykohej në bazë të përgjegjësisë së saj për të drejtat e njeriut”.

“Deklarata e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së shkoi në këtë drejtim. Pikërisht atëherë filluan diskutimet për pavarësinë e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Prandaj, Zvicra luajti një rol të rëndësishëm. Konfederata gjithashtu kishte interes për pavarësinë e Kosovës”, tha ajo.

“Pse”, u pyet Calmy-Rey.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu