Komuna e Çairit ankohet se i janë shkurtuar bllok-dotacionet për arsim, MASH: Do të plotësohen mjetet në shtatorin e ardhshëm!

Përfaqësuesit e Komunës së Çairit nëpërmjet një konference për shtyp sot kanë theksuar se bllok-dotacionet e parashikuara për vitin 2024 janë shkurtuar dhe kjo do të shkaktojë problem serioz në funksionimin e shkollave, pasi që mjetet e ndara nuk janë të mjaftueshme. Nga MASH theksojnë se shtatorin e ardhshëm këto mjete do të plotësohen.

“Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, planifikimi i bllok-dotacioneve për arsimin fillor për vitin 2024 për Komunën e Çairit nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është në vlerën e 525 milionë denarëve, nga të cilat vetëm për rrogat e mësimdhënësve, të punësuarve në 10 shkollat fillore si dhe regresi, i cili nga ky vit është i obligueshëm, kap shifrën e 500 milionë denarëve dhe pjesa e mbetur prej 25 milionë denarëve, është tepër e vogël për mbulimin e të gjitha harxhimeve tjera, flas këtu për ngrohjen qendrore, naftën për ngrohje, energjinë elektrike, harxhimet tjera elementare për të funksionuar mësimdhënia, mirëmbajtja e objekteve, transporti i nxënësve dhe kështu me radhë”, tha Blerim Sulejmani, udhëheqës i Sektorit të Financave në Komunën e Çairit, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të Sektorit të Arsimit dhe drejtorët e shkollave fillore.

Nga Komuna theksuan që kërkojnë urgjentisht nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të rishqyrtojë këtë vendim sepse kështu i dëmtojmë dhe shkollat fillore dhe rreth 10.000 nxënës

“Shkurtimin e bllok-dotacioneve ne e vlerësojmë edhe si një lojë tinëzare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, edhe atë në kurriz të fëmijëve, në kurriz të nxënësve dhe ardhmërisë sonë”, shtoi Sulejmani, i cili më pas gjatë pyetjeve gazetareske tha se çdo vit shkollat në Çair hasin probleme për shkak të mjeteve jo të mjaftueshme financiare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu