Një aksident tragjik me tre të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Portogruaro të Venecias, ku dy nga viktimat janë shqiptarë.
Vetura e drejtuar nga kosovari A.H. i cili mbeti i vdekur, ra në një kanal të Portogruaro. Nga ky aksident humbi jetën edhe shqiptarj E.Gj, 26 vjeç dhe italianja, G.T, 20-vjeçare, e cila thuhet se ishte e fejuara e kosovarit A.H., shkruajnë mediat italiane, përcjell Koha.net.
Familja kosovare në aksident trafiku në maj të këtij viti ka humbur edhe djalin tjetër, A.H, 18-vjeçar.
Aksidenti ku vdiq i riu kosovar ka ndodhur në vendin e njëtë me aksidentin ku i kishte vdekur vëllai muaj më parë.