Reagon Angjushev, thotë se do të përdor të gjitha mjetet ligjore për “daljen nga lista e zezë”

Ndërkohë ka reaguar Koço Angjushev, në cilësinë e pronarit dhe drejtor ekzekutiv i grupit Fero Invest dhe BRAKO. Ai pretendon se gjatë mandatit në Qeveri ka punuar me respekt të plotë të të gjitha ligjeve dhe dispozitave kushtetuese të shtetit dhe në interes të ekonomisë maqedonase.

“Katër vjet pas dorëheqjes sime të vetëiniciuar nga Qeveria, nuk ka asnjë proces gjyqësor për asnjë segment të punës sime, për arsye që nuk kanë asnjë bazë. Në Maqedoni kam të punësuar 1000 persona, ndërsa gjatë mandatit tim kompanitë e mia kanë shënuar vetëm rënie dhe humbje, gjë që është e regjistruar edhe në shërbimet financiare shtetërore. Unë kam kompani në Britaninë e Madhe, Gjermani, Holandë dhe në SHBA, dhe jam një taksapagues amerikan, pra paguaj taksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam partner dhe bashkëpunëtor me subjekte dhe persona të rëndësishëm ekonomikë në SHBA”, ka thënë Angjushev.

Ai ka thënë se i mohon me forcë të gjitha dyshimet e shprehura në dokumentin e publikuar nga Departamenti i Shtetit “Dua të njoftoj se do ta apeloj vendimin dhe do të përdor të gjitha mjetet juridike të specifikuara në vetë dokumentin në drejtim të tërheqjes së këtij vendimi, të cilin e konsideroj të panevojshëm në kuadër të angazhimeve ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të luftuar korrupsionin”, ka thënë Angjushev.in7.info

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu