Liga e parë: Fitojnë Shkupi dhe Struga TL – Voska Sport dhe Gostivari kthehen me nga një pikë

Në pesë terrene të Ligës së Parë të futbollit vendor, sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 17-të të sezonit vjeshtor. Shkupi dhe Struga Trim Lum shënuan fitore, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari barazuan në transfertë.

Derbi i kësaj jave që u zhvillua në stadiumin e Çairit mes Shkupit dhe Shkëndijës pas 90 minutave lojë, përfundoi me rezultatin 1-0

Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi 1-0 me golin e Trapanoskit në minutën e 37-të. Me këto tre pikë Shkupi vazhdon të kryesojë renditjen me 35 pikë, ndërsa Shkëndija zbret pozitën e tretë me 32 pikë.

Në Kavadar ndeshja u zhvillua me kthesa të shumta, vendasit kaluan në epërsi me autogolin e Zguros në minutën e 6 dhe të Ivanovskit në minutën e 13-të, por Marjan Radevski me dy gola në minutën e 37 dhe 42 barazoi rezultatin me të cilën përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë struganët shënuan edhe golin e tretë me autor Georgievski.

Në Shtip, Bregallnica vendas dhe Voska Sport I ndanë pikët duke luajtur me barazim 2-2., në Kratovë Sileksi dhe Gostivari përfunduan me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa Rabotniçki shënoi fitore 1-0, kundër AP Brera.

Dje në stadiumin e Gjorçe Petrovit, ekipi Vardarit në cilësinë e mysafirit me golin e Mihajlo Milosavic mundi Makedopnija GjP 1-0.

Rezultatet e javës së 17-të

Shkupi – Shkëndija 1-0

Tikveshi – Struga Trim Lum 2-3

Sileksi – Gostivari 1-1

Bregallnica – Voska Sport 2-2

Rabotniçki – AP Brera 1-0

Dje Makedonia Gj.P – Vardari 0-1

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu