Mobilizohet ASH, zgjedhje nëpër forumet partiake nga Kumanova deri në Strugë (FOTO)

Nga Kumanova, Shkupi, Tetova e deri në Strugë, Aleanca për Shqiptarët ka filluar tashmë mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Aktivitetet kanë vijuar me zgjedhjet e kryetarëve të forumeve rinore dhe forumeve të grave.

Në Strugë u mbajt kuvendi i asamblesë së gruas ku për kryetare u zgjodh Premtime Zylali Deliaj, ndërsa në Kuvendin zgjedhor të asamblesë së gruas në Gazi Babë kryetare u zgjodh Antigona Emini.

Punimet e këtyre forumeve partiake i kanë ndjekur kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, deputetët Ilire Dauti, Remzi Mehmedi, Elmi Aziri, sekretari gjeneral Krenar Lloga, sekretari organizativ Isen Shabani si dhe funksionarë të tjerë partiakë.

“Sot një ditë intensive për Aleancën për Shqiptarët. Takime, punë, bashkëbisedime dhe organizim për proceset që kemi para nesh. Uragani i Aleancës për Shqiptarët qëndroi edhe në Hasanbeg, ku dega Gazi Babë mbajti Kuvendin zgjedhor të Asamblesë së Gruas. Kryetare e Asamblesë u zgjodh Antigona Emini. Suksese dhe na priftë e mbara!”, ka shkruar në rrjetet sociale, kreu i ASH-së, Arben Taravari.

“Eja në Shtëpinë tënde. Përgëzime të gjitha grave e vajzave të Strugës, anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët për këtë organizim dhe mobilizim që rikonfirmon vendosmërinë tonë për të vazhduar e avancuar rrugën e drejtë dhe të pastër. Aleanca për Shqiptarët po bëhet shtëpia më e fuqishme e femrës shqiptare, e gjithë shqiptarëve në RMV dhe shpresa e vetme për të ardhmen”, ka nënvizuar kryetari i kuvendit të kësaj partie, Ziadin Sela.

Akitivitetet më pas kanë vazhduar në Zhelinë, ku Llokman Kadrii është zgjedhur kryetar I FRASH-it. Pas anëtarësimeve të reja, zgjerimit të strukturave dhe procesit të sukdesshëm të regjistrimit të të rinjëve, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët sonte mbajti Kuvendin e degës në Zhelinë. Shumica e kuvendarëve, zgjodhën Llokman Kadriin për kryetar të degës së FRASH në Zhelinë. “Edhe në Zhelinë u dëshmua se Aleanca për Shqiptarët po rritet në vazhdimësi dhe mbetet e vetmja shpresë për shqiptarët në RMV”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa, ditë më parë, kjo parti zgjodhi kryetarin e FRASH-it në Kumanovë, Driton Memeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu