Mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nisi duke folur për arratisjen e Enver Sekiraqës. Ai e quajti këtë dëshstim të sistemit gjyqësor.
“Në fundjavën që po e lëmë pas kuptuam që një prej personave më famëkeq nga bota e krimit i cili javën e kaluar u dënua përfundimisht nga gjykata me 25 vjet burgim për vrasjen e Trium Rizajt, policit të Kosovës, është arratisur. Të gjitha ata që e kanë njohur Triumfin, e përshkruajnë njëzëri si profesionist të pashoq, të shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarë. Triumfin e kam takuar edhe unë dhe kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqës, është dështim i sistemit tonë gjyqësor që vazhdon të arratiset vetë nga drejtësia. Edhe më e rëndë bëhet situata kur këso rastesh nuk përbëjnë më përjashtim, nuk ngjajnë më rastësi”, tha Kurti.