Tetovë – Jazhincë: Automjeti godet ariun – lëndohen lehtë dy fëmijë!

QMK: KUJDES – TË SHMANGEN LËVIZJET PËRRETH VENDIT TË AKSIDENTIT

Në fshatin Neproshten të Tetovës, mbrëmë një automjet ka goditur një ari të vogël. Ai kishte qenë duke lëvizuar bashkë me tre arinj të tjerë në këtë rrugë, njofton KlanM.

Për rastin në fjalë ishte alarmuar edhe Qendra për Menaxhim me Kriza, ku kanë njoftuar se në automjetin e aksidentuar kanë qenë babai, nëna dhe tre fëmijë të vegjël, që nuk kanë pasur pasoja serioze por vetëm dy fëmijë kanë marrë lëndime të lehta.

“Për shkak se bëhet fjalë për mjedis urban me shtëpi dhe lëvizje të automjeteve u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të garantojnë sigurinë e qytetarëve, kurse OJQ-të e rajonit të kyçen duke propozuar masa për të ndihmuar ariun e lënduar dhe tre arinjtë tjerë” – thonë nga QMK.

QMK-ja, sic njofton KlanM, bën thirrje për kujdes dhe të shmangen lëvizjet në vendin e aksidentit dhe përreth, për shkak se, sic thonë, pritet që nëna ta kërkojë ariun e vogël.

Nuk është hera e parë vqë në rrugën magjistrale Tetovë – Jazhincë, automjetet të godasin arinjtë që lëvizin nëpër rrugë. Në korrik dhe tetor të këtij viti, sic njofton KlanM, afër fshatit Dobrosht ishin shkelur disa arinj ku dy vetura ishin dëmtuar kurse dy vozitës kishin marrë lëndime.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu