Spasovski: Në kërkim të Vanjës janë vënë qindra policë, punohet intensivisht!

Qindra policë janë vënë në kërkim të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe po ndërmerren aktivitete të gjera, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në ditën e pestë të kërkimit për vajzën e cila u zhduk të hënën, rrugës për në shkollë.

Në një deklaratë për media të dhënë pas vizitës në SPB-Shkup, Spasovski tha se janë intervistuar dhjetëra persona dhe se janë duke u ekzaminuar pajisjet elektronike nga familja dhe vajza. Ai tha se nuk mund të ndajë informacione për vajzën e zhdukur, por mund të thotë se çfarë ka bërë policia deri më tani.

“Është kontrolluar edhe shtrati i lumit Vardar, kontrollohen të gjitha hapësirat nëntokësore, jo vetëm në rrethinë, por edhe më gjerë. Jemi duke punuar edhe në marrjen e të dhënave nga kishat dhe manastiret në rrethinën e Shkupit dhe nuk do të ndalemi me kaq, po punohet intensivisht”, tha Spasovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu