Macroni “konfirmon” skuadrën e re të Mbappes

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën ka thënë se shpreson që Kylian Mbappe, i cili njoftoi largimin nga Paris Saint-Germaini, do të jetë i disponueshëm për kombëtaren franceze për Lojërat Olimpike të kësaj vere në Paris. Macroni me këtë rast “konfirmoi” transferimin e 25-vjeçarit te Real Madridi. Ka thënë se po llogarit në Realin që ta lejojë futbollistin francez të luajë në Olimpiadë.

“Unë mendoj se Real Madridi do ta lirojë Kylianin për Olimpiadë, në mënyrë që të luajë për ekipin francez”, ka thënë Macron në një video në rrjetin social “X” në të cilën iu përgjigj pyetjeve të përdoruesve evropianë. Presidenti francez ka theksuar se nuk kishte ndonjë koment të veçantë për largimin e Mbappes nga PSG-ja.

Klubet nuk janë të detyruara të lirojnë lojtarët për Lojërat Olimpike. Macroni verën e shkuar kishte intervenuar që Mbappe të mos largohej nga PSG-ja. Por kësaj radhe, s’mundi të bënte asgjë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu