Alternativa akuzon zvkryeministrin Grubi për ndërhyrje edhe në RTVM

Partia opozita “Alternativa” ka akuzuar zv.kryeministrin e parë, Artan Grubi për ndërhyrje në punën e Radio Televizionit të Maqedonisë.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të “Alternativës”:

Ashtu siç jemi njoftuar nga burime të brendshme të servisit informativ RTVM, në mbledhjet e kolegjiumit të redaksisë së kanalit të dytë, më saktë të programit në gjuhën shqipe, vazhdimisht merr pjesë një person që është i punësuar në një ministri, të cilin madje e kanë prezantuar si këshilltar të drejtorit Marjan Cvetkovski, bile edhe si zëvendësdrejtor. Sipas informacioneve me të cilat ne disponojmë ne, personi i apostrofuar është i punësuar në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Kjo është arsyeja që ta pyesim publikisht ministrin Artan Grubi se kush është ky person dhe çfarë kërkon ai në mbledhjet e RTVM-së? Përveç tij, përgjigje se kush është ky emisar i Artan Grubti aty dhe me çfarë roli ai përzihet në RTMV duhet të japë edhe kryeredaktorja e kanalit të dytë, Merita Gashi.

Këtu duam t’ia kujtojmë opinionit se pjesëmarrja e njerëzve të politikës në mbledhjet e servisit publik është skandaloze dhe e ndaluar me ligj. Duke e konstatuar këtë gjendje, nuk mund të mos konkludojmë se zëvendëskryeministri i parë i kazinove dhe lojërave të fatit, njësoj si Gebelsi i nazizmit, po shndërrohet dhe në ministër të Propagandës, duke dashur që ta kontrollojë edhe politikën informative të servisit publik, për të cilin paguajnë të gjithë qytetarët dhe i cili duhet t’i shërbejë informimit të drejtë dhe të paanshëm të publik. Kjo është edhe një arsye se pse Maqedonia e Veriut ka marrë nota aq negative në raportin e fundit të Komisionit Europian, që është argument më shumë për ne se kjo qeveri nuk e ka me rëndësi europianizimin e vendit, por vetëm pushtetin dhe përfitimin prej tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu