Lavrov me akuza të ashpra ndaj OSBE-së: Është vegël e BE-së!

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov iu drejtua Këshillit Ministror dhe, siç pritej, akuzoi vendet e tjera anëtare, veçanërisht BE-në dhe SHBA-në, për hipokrizi dhe mospërfillje të parimeve mbi të cilat mbështetet OSBE.
Duke iu drejtuar, siç tha ai, burokracisë së Brukselit, Lavrov pohoi se Evropa ka problem me faktet dhe objektivitetin dhe se konkluzionet që do të miratohen në OSBE këto dy ditë janë të përgatitura paraprakisht, duke dashur të thotë se nuk janë rezultat. të dialogut politik. Ai akuzoi OSBE-në se hesht kur liria e medias në vendet perëndimore kërcënohet dhe u bëhet represion, dhe për këtë sulmon Rusinë dhe se kërkesat e Moskës për të diskutuar lëvizjet neonaziste në të gjithë Evropën dhe në Ukrainë janë refuzuar vazhdimisht.

Me mesazhin se “neo-nazistët janë të mirëpritur në BE”, ai konkludoi se nuk ka vend për optimizëm dhe se OSBE-ja është bërë zëdhënëse e vendeve perëndimore.

Lavrov tha po ashtu se është faji i OSBE-së që sipas tij e kanë sjellë këtë ndasi në OSBE.

“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”, tha ai.

Folësi i parë pas Lavrovit, shefi danez i diplomacisë Rasmussen konsideroi se mesazhet e tij ishin manipuluese, me mesazhin “kaq nga dialogun” – sepse, sipas tij, ministri rus u largua nga takimi menjëherë pas fjalimit që mbajti. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu