Kosovë/ Presidentja Osmani bën homazhe në Prekaz për 28 Nëntor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz të Skenderajt me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit, përvjetorit të daljes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar.

Osmani nga atje tha se sot e fillon këtë ditë historike duke nderuar një figurë dhe familje po aq historike sa edhe vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari.

“Është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor që është ditë që na kujton secilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë por edhe sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të gjithë të jetojmë të lirë”, tha Osmani.

Më tej, ajo tha se sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë e njëkohësisht, sipas saj, është edhe moment reflektimi për të gjithë atë që heronjtë shqiptarë kanë bërë për popullin.

“Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Shqipërisë, lirinë e Kosovës dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”, tha Presidentja Osmani. /klankosova

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu