Lojtarët e Interit nuk kanë mundur të bëjnë dush pas derbit me Juventusin

Juventusi dhe Interi luajtën 1-1 në derbin e xhiros së 13-të të Serisë A.

Me këtë barazim Nerazzurët mbajtën vendin e parë me dy pikë përpara Zonjës së Vjetër. Në fund të ndeshjes ka ndodhur një situatë e çuditshme.

Gjegjësisht, lojtarët e Interit janë nisur drejt Milanos pa bërë dush pas ndeshjes. Gazzetta dello Sport shkruan se pompa e ujit u prish në stadiumin e Juventusit, ndaj presioni i ujit ishte i dobët.

Lojtarët e Interit janë larguar menjëherë nga dhomat e zhveshjes me autobus dhe kanë shtyrë dushin për t’u kthyer në shtëpi.

Në Torino ndeshja u luajt në temperaturën minus katër gradë celsius, ndaj ekspedita e Interit nuk donte të rrezikonte dhe të humbiste kohë pas ndeshjes.

Kujtojmë se Dusan Vlahovic e ka kaluar Juventusin në epërsi me gol në minutën e 26-të, ndërsa Lautaro Martinez ka shënuar pas shtatë minutash për 1-1, që ishte në fund edhe rezultatin final.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu