Kosovarët të zhytur në kredi, 4.83 miliardë euro arrin vlera

Kosovarët janë ‘zhytur’ në kredi në bankat e vendit.

Deri në muajin tetor të këtij viti vlera e kredive që kanë lëshuar bankat ka arritur në 4.83 miliardë euro.

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat  bankare për muajin tetor, ku shihet se kreditë bankarë kanë shënur rritje për 1 për qind, raaporton Gazeta10.

“Kreditë bruto në fund të muajit tetor 2023 kanë shënuar rritje për 42.47 (milioë euri) e që është për 1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.83 miliardë euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, vlera e kredive të reja në muajin tetor ishte 160.6 milionë euro.

As me kursime kosovarët nuk e kanë lënë keq.

Edhe depozitat kanë shënuar rritje për 0.4 për qind

“Depozitat e klientëve në tetor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 22.51 milionë euro që është 0.4% më e lartë  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.87 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro)”, thuhet në raportin e BQK-së.

Vlera e depozitave të  reja në muajin tetor ishte 61.3 milionë euro.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  tetor 2023 ishte 838.3 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u zvogëluan për 0.3 milionë euro apo 2.8% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 10.40 milionë euro. /GAZETA10/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu