Hoxha ia puth dorën Bujar Osmani

Në rrjetet sociale dje kishte reagime të shumta pasi gjatë takimit me qytetarët, një hoxhë ia puthi dorën kandidatit për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani. Osmani ka reaguar për këtë gjest, thotë se hoxha së fundmi kishte intervenim mjekësor, dhe se gjestin e bëri në shenjë falenderimi ndaj tij si kirurg, e jo si politikan.

“Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në internet. Dua të sqaroj se ky zotëri është një hoxhë i respektuar 84-vjeçar, Isnija Topalovski, , hafëzi më vjetër në Dollneni që ka shërbyer në xhaminë lokale të fshatit Debresh të Dollnenit për 65 vjet. Së fundmi, ai ka pasur një intervenim mjeksor, dhe gjesti i tij ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani. Shpresoj që të gjithë ata që janë nxituar të gjykojnë pa pasur informacion të plotë, do të kërkojnë falje ndaj zotërisë dhe ndjej keqardhje që kjo fotografi është keqinterpretuar dhe shkaktuar bezdisje për të. Le të vlerësojmë dhe respektojmë kontributin dhe qëndrueshmërinë e njerëzve si ai në shoqërinë tonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu