Flet xhaxhai i vajzës që u vra në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur ditën e premte në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, V.A 36-vjeçar. Vrasja e rëndë ndodhi në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale. Viktima ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, 15-vjeçar i cili u plagos po ashtu nga i dyshuari V. A.

Axha i viktimës, Idriz Cokli në emisionin Kosova Today, ka deklaruar se viktima ka qenë e ndarë më dorasin, përreth një viti. Ai gjithashtu ka treguar se vëllai ka tentuar ta shpëtojë motrën.

“Vëllai ka tentu me shpëtu motrën e tij, atij i ka shkrepur në dorë, ndërsa vajzës në gjoks. Masanej ai thotë se nuk din asgjë… Policia e ka zënë kriminelin, dhe si shkon ai ashtu në gjykatë kokën lartë… brengosja ime është kjo, dyshoj se ka drejtësi..Që një vit janë ndarë, kanë pasur mosmarrëveshje, diferenca e viteve etj”, pohoi ai.

Tutje, ai ka thënë se djali i viktimës është duke qëndruar te Qendra për Punë Sociale, dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai po ashtu ka treguar se e ndjera ka pasur dhunë psiqike nga ish-bashkëshorti i saj.

“Ky kriminel duhet të dënohet në mënyrë maksimale, të jetë dënim meritor”, theksoi ai. Vrasja e gruas në Ferizaj u dënua ashpër, ndërsa ndaj të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muajsh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu