Banorët e Sellcës në panikë, zjarri në malin Sharr po i afrohet fshatit

Zjarri vazhdon të jetë aktiv mbi Sellcën e komunës së Tetovës. Ka 5 ditë që flakët po djegin malin Sharr, ndërsa zjarri po i afrohet shtëpive të fshatit. Banorët thonë se janë në ankth dhe se nuk mund as të flejë të qetë. Akuzojnë autoritet se nuk po bëjnë përpjekje të mjaftueshme për ta shuar zjarrin.

“Kemi frikë ama nuk ka kush vije ta ndale. Dje kanë ardhur me helikopterë, por më duket se kanë hedhur benzinë, se më shumë është ndezë, s’e kanë ndalë. Mbrëmë e shohë se është afruar. Unë jam nga Vica por e shohë zjarrin në Sellcë.”

“Pesë ditë është duke u afruar. Kanë ardhur dje kanë hedhe ujë. Si me ndezë, jo ta shuajnë po ta ndezin. Ku të flesh rehat!? Ai na mbron nga vërshimet, atë mal ne dogjëm, s’ka shtet këtu, të gjithë vinë shohin edhe kthejnë s’kemi çka bëjmë. Dje kur erdhën helikopterët mua më vinte si me hedh benzinë jo ujë.”

Por komandanti i njësisë territoriale kundër zjarrit, thotë se ata mbrëmë kanë qenë deri ora 21 në vend ngjarje dhe se gjatë ditës së djeshme është intervenuar edhe me helikopter.

“Zjarri është në një largësi 2 kilometra nga fshati , për ne si zjarrfikësi është një terren i vështirë që të futemi është një teren malor siç shihet. Bëjmë përpjekjet tona që të jemi në krye të detyrës. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kemi kërkuar që të aktivizohen helikopterë dhe avion, që Maqedonia e Veriut i posedon. Deri tash kemi aktiv një helikopter dhe sot nga mëngjesi me kërkesën time, pasi që zjarri merr përmasa më të mëdha, pasi që kemi lënë djegëse që hedhet nga pjesa e sipërme dhe shpërndahet në pjesë tjera”, tha Avni Ahmeti – komandat i NJTKZ- Tetovë.

Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë përpjekjet për shuarje të zjarrit, por tani për tani zjarri ende është aktiv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu