Forumi në Prishtinë/ Kryeministri Xhaferi në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani

Dhuna seksuale në lidhje me konfliktin dhe siguria klimatike janë dy temat kryesore që po diskutohen në kuadër të edicionit të dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fjalimin e saj presidentja Vjosa Osmani i cilësoi të rëndësishëm angazhimin për për të mos hequr dorë në luftën për drejtësi

“Në këtë sfond të konfliktit, kufizimeve shoqërore dhe trazirave kulturore është e rëndësishme që t’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, për t’i mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjitha gratë kudo qofshin njëherë e përgjithmonë”, tha Vjosa Osmani.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme, ndërsa gratë janë ato që kanë bartur barrën më të rëndë të konflikteve.

“Ndër ata që kanë bartur barrën më të rënd të konflikteve janë gratë. Këto konflikte na shërbejnë si një rikujtesë i dhimbshëm është i çmimi dhe shtrenjtë është paguar. Historia në Ballkani Perëndimor dhe në shoqërinë shqiptare ka parë se sa të durueshme janë gratë si ndëmjetëse të paqes dhe stabilitetit. Sot po ashtu luajnë kontribut të shquar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Vlen të theksohet se edhe Shqipëria edhe Kosova kanë shënuar përparim të dukshëm të përfshirjes së gruas në të gjitha proceset. Paqja dhe siguria e qëndrueshme nuk mund të realizohet pa përfshirjen e grave dhe burrave në të gjitha proceset”, tha Bajram Begaj.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc, theksoi se vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet pandëshkueshmerisë të krimeve seksuale.

Në këtë forum nuk mungoi as kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Synim i këtij forumi ku po marrin pjesë përfaqësues nga 40 shtete të botës është të adresojë kërcënimet historike për sigurinë e grave së bashku me sfidat e reja të sigurisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu