Hasani: Çka ofron Fronti Europian, të tjerët as në ëndrra nuk mund ta shohin!

Kandidati për deputet nga Fronti Europian në Njesinë Zgjedhore numër 1, Ilir Hasani në emisionin Klan Debat në Tv Klan Macedonia tha se idetë që promovon “Fronti Europian” janë ëndërr për çdo parti tjetër politike.

300×250
Hasani tha se BDI si kryesuese e këtij Fronti ka dëshmuar sukses duke realizuar shumë projekte në mbi 20 vite pushtet.

“Cka ofron Fronti Europian në këto zgjedhje, dikush as në ëndrra nuk mund ta shohin. Po zhvillojmë fushatë në super ligë, me ide avantgarde dhe me një politikë gjithëpërfshirëse. Po promovojmë ide që për 22 vite janë realizuar në politikën vendore nga BDI. Unë uroj që kjo kampanjë të jetë demokratike sepse Fronti Europian nuk I ka qytetarët nëpër tribuna por i kemi në prani massive në çdo tubim”, tha Hasani.

Analisti Qanan Aliu tha se pjesëmarrja e mjekut Ilir Hasani në Fronti Europian është vlerë e shtuar, marrë parasysh profilin e tij profesional të dëshmuar ndër vite.

“Unë nuk jam këtu për t’ia mbajtur anën askujt, edhe pse mjekun Ilir Hasanin e çmoj si një resurs gjigand në mjekësi, por unë nuk pajtohem me doktorin se Fronti Evropian dhe partinë që përfaqëson ai ka kryer vetëm punë të mira, ka pasur edhe të këqija. Mendoj se një kuadër si doktor Ilir Hasani do të mund të reformojë matricën e mendimit në atë bllok e parti që punët të shkojnë për së mbari. Nuk do të thotë se BDI për dy dekafda ska bërë gjëra të mira por ka edhe raste që nuk janë aq të mira”, deklaroi Aliu. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu