Publikohen fotografitë e mustaqeve të Adem Jasharit dhe kockave të gishtit të Isa Boletinit!

Gazetari Bujar Vitija ka publikuar disa fotografi të mustaqeve të Adem Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit, për të cilat u raportua se janë ruajtur në zyrën e mjekut ligjor Arsim Gërxhaliut në Institutin e Mjekësisë Ligjore e të cilat dyshohet se janë djegur nga zjarri që përfshiu dy zyre të IML.

 

Mustaqet dhe zylyfet e Adem Jasharit dhe kockat e gishtit të Isa Boletinit në fotografi nga Dr. Pleurat Sejdiu. Këto koleksione janë marrë dhe ruajtur nga mjeku ligjor Dr. Arsim Gerxhaliu në zyrën e tij në IML, e cila u dogj para dy ditësh. Dyshohet se zjarri i ka djegur edhe këto koleksione të çmueshme”, ka shkruar gazetari Vitija.

Ai më pas ka ndarë edhe deklaratën e Gërxhaliut dhënë në T7 se si kishte marrë një pjesë të mustaqeve të Adem Jasharit.

“Unë u ndala. Murati si Murat të lexon në sy, nuk pat nevojë as me fol. Dhe më tha doktor ky është i yti, e ti merr çka dush. E mora krahun e djathtë të mustaqeve, pak zylyf dhe dhëmbin e syrit të komandantit. I kam ato, bile ka qenë interesant edhe kur e kam bërë identifikimin e Isa Boletinit. Familjarët kur erdhën me marrë, thash një dhembë për kujtim. Tha e kemi ditë që ki me kërku diçka se e dimë që i ke mustaqet e komandantit dhe dhëmbin, por thanë familja ka vendosur edhe diçka tjetër me të dhënë përveç dhëmbit. Gishtin që ai ka gjuajtur 35 vjet. Thjesht ato janë disa gjëra që lidhen shpirtërisht. I mbaj në Institut në zyrën time. Edhe të komandantit Zahir Pajaziti e kam një dhëmbë”, kishte rrëfyer Gërxhaliu

https://www.facebook.com/story.php/?id=611789231&story_fbid=10160263850654232

 

 

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu