Stevçe Jakimovski fushatën dje e vazhdoi me takime me qytetarët e Gostivarit. Ai foli për ndodhitë aktuale dhe theksoi se brenga më e madhe është ikja e të rinjve për shkak të, siç tha, politikave të këqija të pushtetit.
“Fëmijët na u shpërngulën. Mbetëm pa fëmijë. Dikush thotë një, dikush dy fëmijë kanë shkuar jashtë vendit. E pra tani miq të mi këto akrobacione që po i bëjmë në periudhën e kaluar kohore në gjithë këto 30 vjet, na sollën deri në atë pikë që fëmijët tanë të ikin nga shteti i tyre dhe nga politikat e tyre”, tha Stevçe Jakimovski, kandidat për president.