Osmani: Njerëz nga India dhe Nepali duan të vijnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani vlerëson se arsimi i mesëm obligativ po e dëmton tregun e punës, përcjell TV21. Osmani thotë se theks të veçantë duhet të vendoset te arsimi i mesëm profesional, respektivisht që nxënësit pas mbarimit të shkollës fillore, të profilizohen për industri të caktuara.

“Shteti të subvencionojë kompanitë, që kompanitë ta bëjnë mentorimin. Mentorët të jenë nga kompanitë”, tha mes tjerash Osmani.

Ai theksoi se investitorët e huaj po hasin në probleme në gjetjen e punëtorëve adekuatë në Maqedoninë e Veriut.

“Më bëjnë presion mua që të lejoj të vijnë nga Nepali, të vijnë nga India, nga Pakistani dhe Ambasada jonë në Nju Delhi është përplot kërkesa të njerëzve nga India, Nepali për të ardhur këtu, për shkak se i kërkon industria dhe nuk i gjen si profesionistë të asaj industrie këtu në vend”, tha mes tjerash Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu