Ambasadorja Ageler: Në Maqedoninë e Veriut gjithçka është e mundur

Maqedonia e Veriut është në Europë dhe duhet të jetë pjesë e BE-së dhe e meriton integrimin e plotë euroatlantik, tha ambasadorja e SHBA-ve Anxhela Ageler në intervistë për TV21. Megjithatë shton se sfidat që i sjell ky obligim për ndryshimet kushtetuese duhet të plotësohen. Për deklaratat e partive politike shqiptare se për ta prioritet janë ndryshimet kushtetuese, e pastaj formimin e qeverisë, Ageler tha se kjo mund të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve.

“Kam dëgjuar disa opsione të ndryshme. Do të shohim se si do të jetë pas zgjedhjeve”, tha Anxhela Ageler.

-A mund të realizohet kjo?

“Besoj se po. Ka precedentë. Nuk ka pasur me dekada të tëra, por ka pasur shembuj kur qeveri teknike kanë miratuar amendamente. Nga përvoja ime mësova se këtu gjithçka është e mundur”, u shpreh Ageler.

Sipas Agelerit, e ardhmja e shtetit do të përcaktohet në këto zgjedhje dhe i thirri qytetarët që t’i dëgjojnë me vëmendje premtimet e partive.

-Me vëmendje dëgjoni se si e përshkruajnë vizionin e tyre për të ardhmen sepse kjo është e rëndësishme për qytetarët. Çfarë më tregojnë, si do të duket e ardhmja jonë? Më 8 maj do të votojnë të gjithë. Por çfarë do të jetë më 9 dhe më 10 maj?” tha ambasadorja.

Ageler foli edhe për temën e pashmangshme për futjen e zyrtarëve në listën e zezë, duke thënë se në 9 muajt e fundit SHBA-të kanë vendosur më shumë persona në listën e zeze se që nga pavarësia. Por në vend edhe pse vazhdimisht flitet për nivelin e lartë të korrupsionit deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi. Ageler tha se ata në fakt janë vjedhës për të cilët Prokuroria dhe gjyqësori deri më tani duhej të ndërmerrnin masa e jo t’u lejojnë që të hyjnë në të gjitha sektorët e shoqërisë dhe pushtetit.

“Nga ky shtet varet se çfarë do të ndodhë me ta. Edhe nga liderët e Maqedonisë së Veriut. Nëse diplomatët amerikanë kanë arritur që të sigurojnë informacione dhe prova, atëherë munden edhe hetuesit, prokurorët, dhe kushdo tjetër nga policia apo gjyqësori në shtet mund t’i sigurojnë të njëjtat prova”, u shpreh ajo.

Por pse SHBA-të nuk i ndajnë këto prova me organet kompetente në Maqedoni dhe në atë mënyrë ta ndihmojë vendin në zbulimin e rasteve të këtilla të korrupsionit të lartë, Ageler tha se këtë nuk e lejojnë ligjet amerikane për privatësi./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu