Nga Teatri Shqiptar në Shkup kanë njoftuar se ka ndërruar jetë aktorja Silvana Bajçinovci, përcjell TV21.
“Të nderuar kolegë, miq, e artdashës. Ju informojmë se varrimi i aktores tonë Silvana Bajçinovci bëhet nesër, e shtunë (06.04.2024) në orën 13.00 në Varrezat e Butelit. Kufoma niset nga Xhamia e Butelit. Takimi komemorativ mbahet të hënën në ora 12.00 në Teatrin Shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Teatri Shqiptar në Shkup.
Ajo jetonte në Shkup, lindi në Stari tërg të Mitrovicës, në vitin 1955 ku e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme.