50 vjetori i themelimit të Hello Kitty – Krijuesit e simbolit ikonik habisin me deklaratën: “Hello Kitty nuk është mace”

Karakteri i famshëm ka shënuar 50 vjetorin e themelimit, pasi për herë të parë, u pa në rroba e lojëra fëmijësh në Japoni, pas krijimit të parë më 1974. Por tani, kreatorët e Hello Kitty, kanë dhënë një detaj shokues: Hello Kitty nuk është mace. Kjo u mësua nga një deklaratë e themeluesve të kompanisë ‘Sanrio’, e cila ka “hedhur bombën” në 50 vjetorin e themelimit të ikonikes ‘Hello Kitty’. Në shenjë nderimi të 50 vjetorit të Hello Kitty-t, krijuar nga Yuko Shimizu, u tha se “Hello Kitty nuk është macë, mbi të gjitha”.

“Hello Kitty nuk është një mace”, tha Jill Koch, zëvendëspresident i marketingut në Sanrio, shkruan NBC. Por, prisni një moment. Nëse nuk është mace, atëherë çka është?

“Ajo është në fakt një vajzë e vogël e rritur dhe lindur në Londër”, tha Koch.
“Ajo ka një babi dhe një mami si dhe një motër binjake të quajtur Mimmy – që gjithashtu është shoqja e saj më e mirë”.
“Ka një zë, një pëshpërimë si të maces edhe veshtë i ka si të një maceje, por nuk është macë” – thanë nga kompania. Christine R. Yano, një antropologjiste e njohur në Universitetin e Havait, ka kaluar vite të tëra për ta studiuar Hello Kittyn dhe ka shkruar një libër për këtë. Për “identitin kontravers” të simbolit të njohur, vazhdojnë edhe sot kërkimet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu