“34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”, Mexhiti: Vendim historik, po ndërtojmë kampusin e UNT

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se sot në seancën e Qeverisë është marrë vendim që të ndahen mjete prej 35,5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”.

Tutje, Mexhiti shton se me këtë kampus po ndërtohet një vatër e dijes për brezat e ardhshëm.

“34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”!

Ky projekt nuk është thjesht një ndërtim, por një simbol i vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe për vendin tonë. Për dekada, brezat kanë ëndërruar një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Sot, ajo ëndërr po bëhet realitet!

Me këtë kampus, po ndërtojmë një vatër të dijes për brezat e ardhshëm, duke u dhënë të rinjve mundësinë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë.

#KalojmëNëVeprim”, ka shkruar Mexhiti

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu