“20 ditë në koma”, rrëfehet aktori shqiptar: Një plumb mora unë, mami pesë!

Aktori Marius Dervishi, ose sikurse e njohim të gjithë, Zebërvoki ka rrëfyer ngjarjet që shënjuan jetën e tij.

Ngjarjet e vitit 1997 janë nga më të dhimbshmet e historisë së Shqipërisë. Shteti pothuajse u “shkri” dhe i gjithë populli u ngrit në protesta masive. Një vit mjaft i vështirë dhe i trazuar. Në këtë periudhë një ngjarje tronditi familjen e Mariusit.

Pjesë nga intervista në “S’e Luan Topi” :

Marius: Një komshi ka qenë duke qëlluar me armë zjarri në ajër, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka ngelur gishti tek këmbëza e kallashnikovit. Një plumb kam marrë unë në pjesën e nofullës dhe pesë plumba ka marrë mami im.

Në pjesën e barkut dhe të këmbëve, ai ishte moment që unë e vuaj edhe sot e kësaj dite. Pasojat e asaj ngjarje, pasi në periudha të ndryshme të fëmijërisë më është dashur të kryej disa operacione kirurgjikale.

Erjona: Fillimisht ti qëndrove 20 ditë në gjendje kome.

Marius: Për fatin tim të mirë unë nuk mbaj mend asgjë të asaj periudhe por mbaj mend ato peripecitë që kam hasur, ndërhyrjet e herëpasherëshme gjatë zhvillimit dhe rritjes sime. Plumi kishte prekur gjendrën e pështymës, gjuha ime ka qenë e këputur për shkak të plumbit.

Erjona: Ndërkohë mami mori pesë plumba dhe ia hodhi për mrekulli duhet thënë…

Marius: Po, nuk ka le të themi pasoja apo siklete të mbartura prej asaj ngjarje. Normalisht që ka qenë vuajtje por me rëndësi është që sot jemi gjallë dhe jemi mirë dhe po e përballojmë më së miri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu