10.4% e studentëve të ngacmuar se’ksualisht nga profesorët në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka realizuar një hulumtim ku rreth 41 për qind e studentëve kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht apo kanë njohuri të rasteve të ngacmimeve seksuale nga profesorët. Por ky hulumtim nuk iu është kumtuar studentëve nga menaxhmenti i UP-së. E, kjo është vlerësuar nga studentët si tentim për fshehje të të dhënave dhe ikje të përgjegjësisë.
10.4% e studentëve janë ngacmuar seksualisht në hapësirat akademike të Universitetit të Prishtinës nga profesorët, është një nga gjetjet e hulumtimit të nisur nga menaxhmenti para një viti e gjysmë.

E, 31 për qind e studentëve raportuan se kanë parë ose kanë dëgjuar për rastet e ngacmimeve seksuale në kampus. Në hulumtim janë përfshirë 1 mijë studentë, nga 19 mijë sa numëron gjithsej UP-ja.

Menaxhmenti i UP-së nuk i ka kumtuar këto të dhëna para studentëve dhe as nuk ka mbajtur konferencë për media për këtë çështje. Hulumtimi u përmend në një ngjarje të institucioneve e organizatave vendore e ndërkombëtare.

Anita Mjeku, nga Lëvizja Feministe Studentore, këtë e sheh si tentim për të fshehur të dhënat e hulumtimit.

“Hulumtimi ka dalë pak si fshehtas, pak si me i fshehë të dhënat, e janë duke e bërë atë që UP-ja e bën në vazhdimësi, me i ikë përgjegjësisë që e ka për mbrojtjen e vajzave dhe grave brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës…E çka është shqetësuese këtu, është që të dhënat që janë dalë, përveçse nuk dalin me u kumtua prej Universitetit të Prishtinës, tjetër është që tash unë mendoj që neve është dashur të na prezantohet edhe metoda se si është bërë hulumtimi”, ka thënë Mjeku.

Hulumtimi i cili është filluar nga menaxhmenti i UP-së për të krijuar politika afirmative mbështetëse për studentë, tani ka autorësinë e ish-prorektores, Njomza Llullaku, dhe jo të institucionit.

Për këtë rektori Arben Hajrullahu, i cili në shpalosjen e planit të tij qeverisës nuk e ka përmendur luftimin e ngacmimeve seksuale, nuk pranoi të flasë, përkundër pritjes së ekipit të KOHËS për tri orë para zyrës së tij.

Muaj më parë, 27 studente e akuzuan profesorin tashmë të suspenduar Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual, ndërsa vitin e kaluar ish-profesori Bekim Bejta u raportua për ushtrim të dhunës psikike ndaj studentëve ndër vite.

E, një profesor dhe një asistent në Fakultetin e Edukimit u denoncuan nga një studente për ngacmim, por rasti i tyre u shua nga Këshilli i Etikës, pa treguar dëshmitë që kanë çuar deri te shuarja e procedurës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu